Historiati i Radio Jugosllavise Radioja nderkombetare e
Serbise eshte i vetmi stacion radio-difuziv qe nepermjet valeve te
shkurtera trasmeton programin ne te gjitha pjeset anembane botes ne
dymbedhjete gjuhe te botes - anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht,
spanjolle, arabisht, shqip, greqisht, italisht, hungareze, kineze dhe
serbe. Ky eshte nje nga stacionet me te vjeter me vale te shkurtera, dhe
per kete flet fakti se eshte themeluar bile gjashte vjete para Zerit te
Amerikes. Transmetimi i programit per jashte shtetin nga ky vend ka
filluar me 8 mars te vitit 1936 ne Mbreterine e Jugosllavise, dhe shkak
direkt per kete ishte nevoja per kundershtimin e propagandas fashiste.
Ne nentor te vitit 1941, gjate kohes se pushtimit te Beogradit me Luften
e Dyte botere, filloi te punoje JUGOSLLAVIA E LIRE e cila deri ne vitin
1945 ka transmetuar programin nga qyteti Ufe ne Urale. Nga viti 1945
programi per jashte shtetit transmetohet ne perputhje te Radion
Beogradit. Me vendimin e qeverise se Republikes Federative Popullore te
Jugosllavise eshte themeluar RADION JUGOSLLAVIA e cila, ne kete status
ka punuar deri ne vitin 1954, kur Radio Beogradi merr perseri
transmetimin e programit per jashte shtetin. Vendimi per themelimin e
organizates informative punuese te Radio Jugosllavise eshte marre me 26.
januar te vitit 1977. ndersa radioja si institucion I vecante fillon te
punoje me 2. shkurt te vitit 1978. Radio Jugosllavia Radioja
Nderkombetare e Serbise ka prezentimin ne Internet nga marsi i vitit
1997. Ne adresen radioyu.org cdo dite mund te degjoni programin ne
gjashte gjuhe - serbisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht dhe
spanjisht dhe ta ndiqni ne forme te shkruar ne dymbedhjete gjuhe -
serbisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frengjisht, spanjisht,
italisht, greqisht, hungarisht, arabisht, shqip, dhe kineze. Stacioni ka
kontakte te rregullta me degjuesit nga vendi dhe bota. Ne redakcion
gjate vitit arrijne me mijere letra nga te gjitha anet e botes. Programi
i Radios Nderkombetare te Serbise, JU Radio, eshte themeluar me 9. mars
te vitit 1991. ne momentin kur beheshin proteste te medhaja te
qytetareve. Idea kryesore e krijimit te kesaj radiojeje ishte qe te
plotesohej boshlleku i krijuar me fikjen e perkohshme te Radios B92 dhe
Radio Indeksit, te cilat u mbyllen gjate ngjarjeve te nente marsit. JU
Radio gjate viteve te 90-ta ishte nje nga radiot me liberale dhe me
programin e vete nje nga me te degjuarat ne Beograd. Ne gjysmen e dyte
te te 90-ta, JU Radio ne bashkepunim me Radion e Malit te Zi ka
transmetuar programin edhe per kete republik, dhe sipas popullaritetit
dhe te dergjuarit i kaloi programet e radiove ne ato vende. Nga fundi i
te 90-ave Radio Serbia dhe JU Radio nen regjimin e Sllobodan
Millosheviqit dhe drejtimin e Ivan Markoviq, fituan erresire
informative. Pas ndryshimeve te 5 tetor te vitit 2025, Radios Serbia dhe
Radio JU kthehen ne punen normale, duke u udhehequr nga kembengulja per
arritjen e standardeve te larta profesionale. JU Radio me 16 tetor 2025
e nderpreu transmetimin duke respektuar Ligjin per ndryshimin dhe
plotesimin e Ligjit per radiodifuzionin dhe porosite e Keshillit te
agjencise se radiodifuzionit te Republikes qe stacionet qe ne konkurs
nuk morren frekuencat te nderpresin programin. Ju Radio eshte ndermjet
33 radio e TV stacioneve nga Beogradi te cilat konkuruan per marrjen e
frekuencave por nuk I morren. Shkaku per te cilin YU RADIO nuk morri
frekuencat, sipas vendimit te ARR, eshte se ky radio eshte ne pronen
shteterore.
|