Radio Jugoslavija                                                         albanian

Njė vit pas ndryshimeve demokratike nė Serbi liderėt e koalicionit DOS konsiderojnė se ėshtė bėrė mjaft, por se mund tė bėhej edhe mė shumė. Pėr mė gjerė nė shėnimin qė pėrgatiti marijana Stojanoviē.


Kryeministri i Serbisė Zoran Gjingjiē deklaroi se qeveria e Serbisė do tė sigurojė funksionimin e Elektrosistemit tė Serbisė dhe do tė ndėrhyje nė rast rrezikimi tė sistemeve vitale. Nė Kuvendin e Partisė Demokratike i cili e zgjodhi atė pėrsėri kryetar, Gjingjiē tha se greva e minatorėve nė basenin KOLLUBARA ka motive politike dhe anuncoi se qeveria tė dielėn do tė pėrcaktojė nė ēfarė mase ajo ėshtė nė pėrputhje me ligjin. I lutur tė komentojė programine ri tė DPS nė tė cilin nuk pėrmendet RFJ dhe institohet pėr Malin e ZI sovran, Gjignjiē tha se deklaratat politike dallohen shpesh nga realiteti. Ai ka shtuar se shumica e qytetarėve tė Malit tė Zi do tė vendosė se ēfarė raporti do tė ketė me Serbinė.


Jam i zhgėnjyer prej vendeve perėndimore tė cilat premtuan ndihmė mė tė madhe pėr vendin tonė, deklaroi kryeministri i Serbisė Zoran Gjingjiē nė intervistėn dhėnė DEJLI TELEGRAF tė Londrės dhe i bėri thirrje liderėve perėndimorė qė nė tė ardhmen tė premtojnė vetėm atė qė mund tė pėrmbushin. Ish-sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt para dy vjetėsh na premtoi 1 miliard dollarė nėqoftėse rrėzojmė regjimin e Millosheviē, kurse deri mė sot kemi marrė vetėm 100 milion dollarė, theksoi Gjingjiē nė bisedėn me rastin e pėrvjetorit tė ndryshimit tė pushtetit nė Jugosllavi mė 5 tetor, transmeton BBC.


Kryetari i Komitetit jugosllav pėr Kosovėn e Metohinė dhe antar i Qendrės koordinuese Momēilo Trajkoviē deklaroi se serbėt nuk i bojtkojnė zgjedhjet nė Kosovė, por ata nuk kanė kushtet elementare pėr tė dalė nė qendrat e votimit. Trajkoviē e akuzoi komunitetin ndėrkombėtar dhe UNMIK-un nė Kosovė sepse kėmbėngulin qė tė bėjnė institucione shqiptare dhe tani kėrkojnė serbė tė ndershėm kooperativė me qėllim qė tiu japin legjitimitet pėr politikėn e tyre.


Ministri jugosllav i Punėve tė Jashtme Goran Svillanoviē deklaroi se referendumi pėr hyrjen nė BE ėshtė kauza kryesore e cila duhet tė rregullohet deri vitin qė vjen. Sipas mendimit tė tij, vendim i tillė do tė pėrkufizonte rrugėn jo vetėm tė kėsaj qeverie, por tė popullit dhe shtetit. Qyetetarėt e Malit tė Zi duhet tė vendosin pėr referendumin lidhur me marrėdhėniet e dy republikave jugoslave, tha Svillanoviē dhe theksoi se do tė ishte mirė sikur bisedimet pėr rirregullimin e marrėdhėnieve nė federatė tė fillojnė, sepse ato do tė mund tė tregonin se referendumi nuk ėshtė i nevojshėm. {do vendim i qytetarėve tė Malit tė Zi do tė pranohet nė Serbi, ka thėnė Svillanoviē.


Udhėheqėsi i lartė fetar i lėvizjes qeverisėse afgane tė Talebanėve Mulla Moamer Omar dha urdhėr pėr lirimin e gazetares britanike Ivon Ridli, e cila u arrestua para njė jave pėr shkak tė hyrjes ilegale nė Afganistan. Ministria e Jashtme e regjimit tė talebanėve njoftoi njėkohėsisht se qeveria e Kabulit ėshtė e gatėshme tė lirojė edhe 8 punonjės tė huaj humanitarė me kushtin qė SHBA ti pezullojnė kėrcėnimet me sulmin mbi Afganistan, transmeton agjencia e atjeshme AIP.


Kėshilli i sigurimit i KB tė premtem mbrėma i bėri thirrje serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė e Metohi qė tė dalin nė zgjedhjet e nėntorit me qėllim qė formimi i vetėqeverijes provizore tė bėnte tė mundur krijimin e "autonomisė elemnetare". Duke marrė pje;sė nė diskutim, shefi i misionit civil tė KB nė Kosovė Hans Hakerup deklaroi se mbi 1,2 milion vetė u regjistruan pėr zgjedhjet e ardhėshme. Ai vlerėsoi se komunitete minoritare edhe mė tej pėrballen me probleme sigurie dhe se ėshtė akoma e pasigurtė nėse serbėt do tė dalin nė zgjedhje. Zėvendėsambasadori amerikan Xhejms Keningen kėrkoi pėrfundimin e dhunės mbi serbėt dhe komunitetet e tjera minoritare me qėllim qė mė 17 nėntor edhe ata tė cilėt Kosovėn e braktisėn me dhunė tė mund tė dalin nė zgjedhje.


Debati 5 ditor nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB kushtuar terrorizmit pėrfundoi pa miratim tė rezolutės pėrfundimtare, pėr shkak tė qėndrimeve tė ndryshme dhe ndarjes midis vendeve antare. Sekretari i pėrgjithshėm i KB Kofi Anan kėrkoi prej tė gjitha vendeve antare qė nė takimin e ardhshėm ministerial mė 10 nėntor mė parė tė pranohen, e pastaj edhe tė nėnshkruhen, ratifikohen dhe zbatohen qė tė 12 konventat ekzistuese mbi terrorizmin.


Minatorėt e REMBAS-it nga Resavica, miniera mė e vjetėr dhe mė e madhe me skploatim nėntokėsor nė Serbi, iu bashkuan grevės sė pėrgjithshme tė kolegėve tė tyre nga KOLLUBARA, KOSTOLLAC dhe 8 minierave tė tjera dhe kėrkesave tė tyre i shtuan kėrkesa tė reja, konfirmoi pėr Tanjugun kryetari i kėshillit grevist raka Miletiē. Listės sė kėrkesave tė minatorėve iu shtua edhe ajo me anėn e sė cilės kėrkohet qė nė proēedurė parlamentare tė futet ndryshimi i Ligjit pėr kufirin limit pėe daljen nė pension.


Statusi shtetėror i Malit tė Zi ėshtė ēėshtja mė vendimtare pėr republikėn. Pa shtet vetjak Mali i Zi do tė ishte destinuar pėr dėshtim kombėtar dhe shtetėror si pjesė bashkangjitėse e interesave tė huaja, qoftė edhe atyre vėllazėrore, deklaroi presidenti malazez dhe udhėheqės i DPS Millo Gjukanoviē nė Kongresin e 4 tė kėsaj partie. Aleanca e vendeve tė pavarurua ėshtė propozimi mė i mirė pėr zgjidhjen e m,arrėdhėnieve tė Serbisė dhe Malit tė ZI, theksoi Gjukanoviē. Ai citohet tė ketė thėnė se pėrvoja dhjetėvjeēare e jetesės nė shtetin e pėrbashkėt konfirmoi se ėshtė e pamundur tė imagjinohet formula kushtetuese e cila do tė siguronte kėnaqjen e interesave dhe barazinė e Malit tė Zi.


Copyright (C.) Radio Jugoslavija